Studentët e mbetur në Turqi, Rama: Të rrinë atje dhe të mësojnë, s’i marrim dot (Çfarë do bëhet me naftëtarët dhe kartat e ID të skaduara)

Publikuar tek: politike, më 22:06 02-04-2020 Studentët e mbetur në Turqi, Rama: Të rrinë atje dhe të mësojnë, s’i marrim dot (Çfarë do bëhet me naftëtarët dhe kartat e ID të skaduara) Kryeministri Rama

Kryeministri Rama thotë se shteti nuk mund të marrë dot studentët e mbetur në Turqi pasi vendi nuk mund të mbledhë të gjitha “bombat” brenda territorit.

“Mos tentoni të vini se kufiri është i mbyllur. Ne jemi vend që nuk mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe mbledhjen e të gjitha bombave këtu. Të rrinë atje ku rrinin. Nuk i ka përzënë njeri. Të ulen dhe të mësojnë atje ditë-natë e të përgatiten kur të fillojë shkolla”, u shpreh Rama në emisionin Opinion.

Ndërkohë, për qytetarëve që u ka skaduar karta e identitetit dhe pasaporta por duan të hapin llogari bankare për të përfituar nga “paga e luftës” mund ta përdorin atë edhe pse i ka kaluar afati.

“Kartat e indentitetit dhe pasaportat e skaduara për shkak të luftës janë të vlefshme. Më ra goja. Nuk shkadojnë. Nëse duan të shkojnë dhe me patentët makine dhe të hapin llogari se kemi folur ne me bankat. Edhe ata që kanë kaluar ditët në Greqi pasi shkelin 90 duitëshin, nuk do të penalizohen. Kam folur vetë personalisht me Presidentin e Greqisë dhe nuk do të ketë gjoba”, tha Rama.

Moderatori Blendi Fevziu e pyeti Ramën dhe për naftëtarët e Ballshit, nëse të 850 punëtorët do t’i marrin pagat e prapambetura.

“Ky është problem i përsëritur. Është marrëdhënie me punëtorët dhe privatët.Po punojmë dhe shumë shpejt besoj do ti japim një zgjidhje. Se këto janë marraëdhënie private, por ne po bëjmë shumë”, përmbylli Rama.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094380378723145
array(1) { ["section"]=> string(140) "studentet-e-mbetur-ne-turqi-rama-te-rrine-atje-dhe-te-mesojne-s-i-marrim-dot-cfare-do-behet-me-naftetaret-dhe-kartat-e-id-te-skaduara-201136" }