Studentët aktivistë të Lëvizjes “Për Universitetin” reaguan sot për letrën e ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla përpara kësaj Ministrie.
Studentët mbyllën derën e Ministrisë në shenjë proteste duke shkruar: “Mbyllur. Jemi në kafene me disa biznesmenë”.
Ata akuzuan ministren për mungesë informacioni, dezinformim dhe shpërfillje të vazhdueshme të zërit studentor, pasi ministrja Nikolla, në një letër drejtuar atyre pak ditë më parë ishte shprehur se ngritja e tarifave nuk do të zbatohet për studentët që vazhdojnë studimet, por për ata që do të regjistrohen në të ardhmen.