Studentët i shkojnë sot Besa Shahinit poshtë zyrës, Rama nxjerr VIDEON: Angazhimet e mbajtura të Paktit për Universitetin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 22-05-2019 Studentët i shkojnë sot Besa Shahinit poshtë zyrës, Rama nxjerr VIDEON: Angazhimet e mbajtura të Paktit për Universitetin

Teksa studentët kanë paralajmëruar sot rikthimin e protestave, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video.

Studentët në lajmërimin e bërë publik shprehen se kërkesat nuk janë përmbushur dhe për këtë arsye ata do të dalin sërish në shesh përpara ministrisë së Arsimit.

Mirëpo, përmes një videotë publikuar në profilin e tij, Rama tregon angazhimet e mbajtura për 'Paktin për Universitetin'.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

Ndërkohë protesta e studentëve pritet të nisë në orën 12:00 përpara ministrisë së Arsimit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076030015945435
array(1) { ["section"]=> string(126) "studentet-i-shkojne-sot-besa-shahinit-poshte-zyres-rama-nxjerr-videon-angazhimet-e-mbajtura-te-paktit-per-universitetin-165232" }