Studentët në protestë, Nikolla shfaqet me jelek portokalli te konviktet e Inxhinierisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 07-12-2018 Studentët në protestë, Nikolla shfaqet me jelek portokalli te konviktet e Inxhinierisë

Ndërkohë që mijëra studentë kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit duke protestuar për mbi 6 orë, ministrja Lindita Nikolla ka gjetur mënyrën më të zakonshme për të reguar se qeveria punon për ta.

Nikolla ka shkuar të inspektojë punimet për rikonstruksionin e një prej godinave të “Qytetit Studenti” pranë "21 Dhjetorit", ndërsa video iu është shpërndarë mediave për publikim.

Një prej kërkesave të studentëve në protestë është edhe përmirësimi i kushteve në konvikte.

dfghshdfhgdfh.jpg

Vizita e Nikollës në Qytetin Studenti vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama publikoi projektin 3 dimensional të rikonstruksionit të konvikteve.

Studentët e patën një përgjigje për të:

zsdfgsdfhfjfsjdfgdfg.jpg

Investimi për rikonstrusionin në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë nëpërmjet bankës KFV, është prezantuar në fakt që mandatin e kaluar të qeverisë Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099380016326904
array(1) { ["section"]=> string(92) "studentet-ne-proteste-nikolla-shfaqet-me-jelek-portokalli-te-konviktet-e-inxhinierise-144300" }