Studentët paralajmërojnë protesta të fuqishme, ja kur do të fillojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:55 14-11-2019 Studentët paralajmërojnë protesta të fuqishme, ja kur do të fillojnë Protestat studentore gjate dhjetorit te kaluar

Studentët kanë paralajmëruar sërish protesta kundër Ligjit për Arsimin e Lartë dhe për problematikat e tjera universitare.

Lëvizja për Universitetin, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se protestat studentore do të fillojnë sërish në datën 4 dhjetor në orën 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se studentët realizuan protesta masive gjatë dhjetorit të kaluar dhe janarit të këtij viti për shkak të ‘Ligjit për Arsimin e Lartë’ dhe problemeve të tjera universitare dhe të jetës studentore.

Qeveria së bashku me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, prezantuan përpara studentëve ‘Paktin për Universitetin’, ku sipas tyre synohej  përgjysmimi i tarifave studentore, përfitimi i kartës së studentit, biblioteka digjitale dhe lehtësira të tjera për universitarët.

Mesa duket ‘Pakti për Universitetin’ nuk rezultoi efikas dhe tashmë një vit pas protestave masive, studentët nuk kanë vërejtur pothuajse asnjë përmirësim.

Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre, në njëvjetorin e nisjes së protestave studentore, Lëvizja për Universitetin i ka bërë thirrje të gjithë universitarëve që të protestojnë sërish kundër Ligjit për Arsimin e Lartë dhe të drejtave të tyre për një universitet më të mirë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080743074417114
array(1) { ["section"]=> string(74) "studentet-paralajmerojne-protesta-te-fuqishme-ja-kur-do-te-fillojne-185934" }