Një grup studentësh janë mbledhur për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Studentët të cilët protestojnë kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, kanë qëlluar me vezë në drejtim të Ministrisë.
Godina e Ministrisë, e cila është në rikonstruksion, është rrethuar nga forca të shumta policie. Besohet se studentët janë pjesë e “Lëvizjes për Universitetin”, ndërsa i njëjti grupim ditën e djeshme qëlloi me vezë në drejtim të kyeministrit Edi Rama.