Studenti tenton të rrëmbejë të renë, rrëfehet 18 vjeçarja: Çfarë ndodhi atë natë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 02-06-2017 Studenti tenton të rrëmbejë të renë, rrëfehet 18 vjeçarja: Çfarë ndodhi atë natë

 21­ vjeçari ka tentuar të rrëmbejë një vajzë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Saukut, në Tiranë.

Mësohet se studenti e përndiqte prej disa muajsh vajzën 18 vjeçe, ndërsa dy ditë më parë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip “BMW X6”.

Burime nga Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por ndërkohë është arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit.

Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por ajo kishte telefonuar më parë Policinë, duke denoncuar përndjekjen pasi kishte vënë re që po e ndiqte.

 Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariatit nr.1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21-­vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. Ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë, adoleshentja Xhoena N., u paraqit në Komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

DENONCIMI:

Të mërkurën, rreth orës 22:45, është paraqitur në Komisariatin nr.1 shtetasja Xhoena N., 18 vjeçe, nga Skrapari dhe banuese në Farkë të Vogël të Tiranës, e cila ka denoncuar se është përndjekur nga një person, i cili ka tentuar ta fusë me forcë në makinë.

 Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.

“Konkretisht, sot (të mërkurën), rreth orës 22:30, Irind Kateshi më ka pritur në rrugë dhe ka tentuar të më fusë me forcë në makinën e tij.

E kisha parë makinën nga larg dhe telefonova Policinë, pasi ky person më përndiqte prej kohësh. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë veprimet e Irind Kateshit”, ka deklaruar në kallëzimin e saj 18­-vjeçarja Xhoena N.

21 vjeçari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juristi i policisë së shtetit bën fushatën e Ramës? Zbardhet si qëndron e vërteta
DVP Vlorë dhe Delta Force bllokojnë mjetet lunduese, çfarë u zbulua »
Article Logic
Execution time: 0.012125968933105
array(1) { ["section"]=> string(84) "studenti-tenton-te-rrembeje-te-rene-rrefehet-18-vjecarja-cfare-ndodhi-ate-nate-80912" }