Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11 i pallatit: Britmat e saj shokojnë banorët (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:28 15-11-2019 Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11 i pallatit: Britmat e saj shokojnë banorët (Foto) Viktima Adela Gjoka

Një ngjarje e trishtë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

Raportohet se e reja quhet Adela Gjoka, e cila ishte në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ndërsa ditët e fundit kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asgjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e kanë shtyrë Adela Gjokën, studente në vitin e fundit të fakultetit të Inxhinierisë, të vetëhidhej nga kati i 11 i pallatit në të cilin banonte. Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

Vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075969696044922
array(1) { ["section"]=> string(116) "studentja-e-inxhinierise-i-jep-fund-jetes-hidhet-nga-kati-i-11-i-pallatit-britmat-e-saj-shokojne-banoret-foto-186025" }