Studentja kërkon punë si babysitter, punëdhënësi i kthen përgjigje shokuese, ajo ia publikon

Publikuar tek: bota, më 10:29 13-04-2015 Studentja kërkon punë si babysitter, punëdhënësi i kthen përgjigje shokuese, ajo ia publikon

Një studente ka marrë një mesazh krejt të pazakontë pas kërkesës së saj për punësim si babysitter në Londër te një punëdhënës. Ky i fundit i ka dhënë një përgjigje që e ka shokuar vajzën e cila vendosi t’ja publikojë në profilin e saj në Twtter.

“Përshëndetje Masie! Do të ishte perfekte që ti të qëndroje pak me fëmijët e mi e më pas të bëjë seks me mua. Do doja që ti të vije e veshur si një nxënëse shkolle. Mund të më dërgosh një fotografi tënde?”, ishte kërkesa që punëdhënësi i bëri studentes.

Studentja ia publikoi mesazhin duke shtuar edhe një koment të sajin:“ Kisha punuar edhe herë të tjera si babysitter, por nuk më kishte ndodhur kështu”.

Mirror publikoi edhe përgjigjen që dha punëdhënësi pasi u mor në pyetje, sipas të cilit ky ishte thjesht një provokim:“Kam marrë kërkesa nga shumë femra, të gatshme që të pranojnë punën. Kërkoja me doemos një vajzë që ishte mbi 18 vjeç dhe atë doja që vetëm ta provokoja. Nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10105395317078
array(1) { ["section"]=> string(95) "studentja-kerkon-pune-si-babysitter-punedhenesi-i-kthen-pergjigje-shokuese-ajo-ia-publikon-8543" }