Studentja vetëhelmohet në klasë, prindërit i kishin kërkuar stafit të Fakultetit ta kishin kujdes

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 24-03-2015 Studentja vetëhelmohet në klasë, prindërit i kishin kërkuar stafit të Fakultetit ta kishin kujdes

Një studente e vitit të parë , M.B. 19 vjeç është vetëhelmuar pak para fillimit të orës së mësimit. Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Inxhinjerisë Elektrike në Tiranë. Studentja ka marrë kokrrat pra se të fillonte ora e mësimit dhe pas disa minutash është ndjerë keq. Shokët e klasës të shqetësuar kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur menjëhërë në ambjentet e fakultetit dhe më pas vajza është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”, ku i është dhënë ndihma e parë por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.

Organet kompetente nisën hetimet dhe nga verifikimet paraprake rezulton që vajza është vetëhelmuar në kushtet e depresionit. Policia e Tiranës raporton se ngjarja ka ndodhur me datë 20 mars dhe se studentja M.B ishte me banim në Laç. Familjarët dhe miqtë kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë provim apo problem me sezonin pasi 19 vjeçarja  kishte dalë mirë me rezultatet por prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre kishte shfaqur edhe më parë probleme me depresionin. Madje ata i kanë raportuar policisë se në Fakultet ishte dorëzuar edhe kartela e studentes dhe bashkë me kartelën edhe një udhëzim ku i kërkohej stafit të fakultetit t’i qëndrohej afër.

Sipas prindërve kur ndryshonte klima dhe temperatura vajza e tyre bëhej më delikate ndaj i duhej qëndruar pranë. Ky ishte problemi i saj i vetëm, mësohet t’i kenë thënë prindërit policisë.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, përfshirë këtu edhe profesorët por nuk mundën të dilnin në një motiv të saktë që çuan vajzën t’i jepte fund jetës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokatët kërkesë Llallës: Tërhiqni kërkesën për arrestimin e Doshit
Tom Doshi paraqitet me urgjencë në spital, tension 20 e dhimbje gjoksi »
Article Logic
Execution time: 0.013376951217651
array(1) { ["section"]=> string(101) "studentja-vetehelmohet-ne-klase-prinderit-i-kishin-kerkuar-stafit-te-fakultetit-ta-kishin-kujdes-6773" }