Studim: E ecura zbathur ndikon në kujtesë

Publikuar tek: bota, më 13:47 21-05-2016 Studim: E ecura zbathur ndikon në kujtesë

Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se e ecura zbathur ndikon në kujtesë.

“Gjërat e vogla kanë ndikim të madh, ne mund të zbavitemi duke ecur dhe vrapuar zbathur e në të njëjtën kohë t’i kryejmë trurit tonë një shërbim të madh”, është shprehur njëri nga anëtarët e studimit.

Në këtë studim janë përfshirë 72 vullnetarë nga mosha 18 deri në 44 vjeç që u ndanë në dy grupe dhe lëvizën për 16 minuta

 Ekspertët kanë testuar kujtesën e tyre para dhe mbas ecjes dhe zbuluan rreth 16% rritje të kujtesës tek personat që kishin lëvizur zbathur.

Sipas tyre e ecura zbathur rrit  vëmendjen, kujdesin dhe shton funksionimin e trurit.  

E gjithë kjo ndodh për shkak se truri funksionon më shumë nga frika se mund të shkelni në diçka të fortë që mund t’ju dëmtojë.

Kjo është mjaft positive kanë thënë studiuesit pasi duke u zbavitur ne mund të krijojmë një aftësi njohëse më të mirë, kujtesë më afatgjatë dhe funksioni i trurit do të rritet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012076139450073
array(1) { ["section"]=> string(46) "studim-e-ecura-zbathur-ndikon-ne-kujtese-41101" }