Studim/ Mbipesha shkakton plakje të parakohshme truri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:48 09-08-2016 Studim/ Mbipesha shkakton plakje të parakohshme truri

Sipas një studimi të kryer në ekipi i hulumtuesve shkencorë në Kembrixh, rezultoi që truri plaket shumë më shpejt tek personat që janë mbi peshë.

Truri i personave mbipeshë duket “10 vite më i plakur” se personat me peshë normale. Truri fillon të humbasë me kalimin e kohës materien e bardhë, pjesa e trurit që transmeton informacionin.

Ndërsa tek njerëzit mbipeshë kjo materie fillon të humbasë më parë se tek njerëzit me peshë normale, ka zbuluar ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit.

Ekipi i hulumtuesve shkencorë nga Qendra e Kembrixhit për Neuroshkencën dhe Plakjen monitoruan trurin e 473 njerëzve të moshave 20-87 vjeç, ku i ndanë në grupin e personave të dobët dhe ata mbipeshë.

Rezultatet, e publikuara tek revista “Neurobiology of Aging”, zbuluan diferenca të dukshme në volumin e materies së bardhë në trurin e personave mbipeshë krahasuar me ata të dobët.

Personat mbipeshë kishin më pak materie të bardhë se homologët e tyre.

Diferenca ishte e dukshme vetëm tek personat e moshës së mesme, që do të thotë se truri fillon të bëhet më i ndjeshëm gjatë kësaj periudhe të moshës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12811803817749
array(1) { ["section"]=> string(58) "studim-mbipesha-shkakton-plakje-te-parakohshme-truri-49275" }