Studim: Në 2050 shifër alarmante për të verbërit, këshilla për ata që punojnë para kompjuterit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:17 22-02-2016 Studim: Në 2050 shifër alarmante për të verbërit, këshilla për ata që punojnë para kompjuterit

Deklarata është bërë nga Brien Holden, studiues në institutin “Brien Holden Vision”, në Sidnej të Australisë. Ai shpjegon se ky problem te njerëzit do të vijë për shkak të ndryshimeve të stilit të jetesës dhe shikimit të ekraneve të kompjuterit gjatë gjithë kohës. Ky është një tetëfishim i rritjes së numrit të syzeve te miopët në vetëm disa dekada.

Studimi analizoi 145 kërkime që kanë pasur 2.1 milionë pjesëmarrës, të cilat datojnë nga viti 1995 e deri më tani. Kjo analizë e të dhënave i lejoi ata të vlerësojnë ndryshimet e së ardhmes. Rezultatet treguan se 1.4 miliardë njerëz (23% e popullatës së botës) vuante nga miopia në vitin 2000, që pritet të rritet në 4.8 miliardë njerëz në vitin 2050.

Shtimi i miopisë shihet gjërësisht si i nxitur nga faktorët mjedisorë, ndryshimet në stilin e jetesës që vijnë si pasojë e një kombinimi të kalimit të më pak kohe në natyrë dhe rritjes së aktiviteteve të punës. Kjo do të thotë se ne po ua ngulim më gjatë sytë ekraneve, po punojmë më tepër në mjedise të brendshme dhe shikimi i objekteve nga afër po dëmton shikimin tonë në largësi.

Kujdesi që duhet të tregojmë:

- Kontrolli i syve është shumë i rëndësishëm, sepse vetëm kështu do të arrini të parandaloni ose të trajtoni problemet me shikimin. Sipas ekspertëve, personat që punojnë me kompjuterë duhet të kryejnë kontrolle shikimi çdo një vit.

-Drita e tepërt që përçojnë pajisjet teknologjike mund të sjellë probleme me shikimin, por edhe prej dritës së diellit. Kur përdorni një kompjuter, tregohuni të kujdesshëm që të keni balancuar ndriçimin e tij me atë të ambientit, që të mos ketë kontrast të madh. Gjithashtu shmangni punën nën dritat fluoreshente.

-Sigurohuni që të jeni duke përdorur një ekran LCD dhe të sheshtë, i cili jua lehtëson punën dhe ju jep syve tuaj një mbrojtje më të madhe, krahasuar me ekranet e tjera. Mos kurseni në teknologji për sa kohë shpenzoni shumë kohë në të.

-Vendosni në normën e duhur ndriçimin, përmasat e tekstit dhe kontrastin në mënyrë që të përbëjnë një kombinim sa më të shëndetshëm për shikimin tuaj. Gjithashtu, tregoni vëmendje ndaj temperaturës së ngjyrës, për shembull përdorni më tepër ngjyra me gjatësi vale të mëdha sesa ngjyrat me gjatësi të shkurtër vale siç është bluja.

-Pulitja e syve është shumë e rëndësishme kur punoni në kompjuter, pasi duke bërë kështu u jepni syve lagështinë e nevojshme dhe parandaloni thatësirën dhe irritimin. Kur punojnë në kompjuter njerëzit i pulitin sytë më rrallë, por kjo e dëmton shumë syrin.

-Pakësojeni rrezikun te sytë tuaj kur rrini shumë përpara kompjuterit, si dhe dhimbjen e qafës, kurrizit dhe shpatullave duke bërë pushime më të shpeshta çdo ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012918949127197
array(1) { ["section"]=> string(98) "studim-ne-2050-shifer-alarmante-per-te-verberit-keshilla-per-ata-qe-punojne-para-kompjuterit-33250" }