Studimi: A është mishi i kuq i dëmshëm? Përgjigja është tronditëse

Publikuar tek: bota, më 15:35 06-05-2016 Studimi: A është mishi i kuq i dëmshëm? Përgjigja është tronditëse

Sipas një studimi të ri me titull “A po na vret mishi i kuq”, rezultatet tregojnë se konsumi i mishit të kuq rrit rrezikun e vdekjes ndërsa ka prova se dieta vegjetariane është më e shëndetshme.

Studimi i realizuar në një klinikë të Arizonas në SHBA tregoi se një dietë vegane ka treguar të ndalojë sëmundjet kardiovaskulare, ul presionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit.

Vitin e kaluar, në një njoftim kontroversial, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mishi i përpunuar mund të shkaktojë kancer dhe mishi i kuq poashtu mund të jetë kancerogjen.

Departamenti i Shëndetit në SHBA këshilloi njerëzit që konsumojnë 90 gram mish të kuq apo të përpunuar çdo ditë ta ulin sasinë në 70 gram, por ata gjithashtu thonë se mishi është një burim i mirë proteinash, hekuri zinku dhe minerale të tjera të dobishme.

Pavarësisht larmishmërisë së të dhënave nga 1.5 milion banorë, studimi tregoi se konsumi i mishit të kuq, veçanërisht i atij të përpunuar, rrit vdekshmërinë nga sëmundje të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zaman mbyllet në 15 maj, shitjet e gazetës ranë nga gjysëm milionë kopje, në dy mijë kopje në ditë
Berlini i shqetësuar: Dorëheqja e Davutoglusë një lajm i keq për BE-në »
Article Logic
Execution time: 0.0098409652709961
array(1) { ["section"]=> string(70) "studimi-a-eshte-mishi-i-kuq-i-demshem-pergjigja-eshte-tronditese-39695" }