Studimi: Droga psikodelike mund të kurojë depresionin, ankthin dhe dhimbjet kronike

Publikuar tek: bota, më 22:28 04-08-2019 Studimi: Droga psikodelike mund të kurojë depresionin, ankthin dhe dhimbjet kronike Foto ilustruese

Studiuesit janë duke i kushtuar më tepër vëmendje efekteve që drogërat psikodelike kanë te njeriu.

Gjatë muajve të fundit në rrjetet sociale, por edhe një sërë dokumentarësh theksojnë fuqinë që substancat psikodelike kanë në kurimin e disa sëmundjeve si depresioni, përmirësimi i funksionimit të trurit etj.

Por kërkime rigoroze të bazuara në fakte nga analiza shkencore kanë munguar. Ndaj një grup shkencëtarësh kanë vendosur të ekzaminojnë vlerat terapeutike të këtyre substancave duke testuar ndikimin në funksionin e trurit të pacientëve që marrin rregullisht doza të vogla LSD-je, raporton newsbomb.al.

“Ne po kalojmë atë fazë atë që njerëzit e quajnë një rilindje psikodelike dhe ka ardhur koha që tani të marrim substancat psikoedelike në laboratorin tonë dhe të zbulojmë nëse ka vërtet ndonjë potencial terapeutik në përdorimin e tyre”, tha për Sky News Jan Ramaekers, profesor i psikofarmalogjisë në Universitetin Maastricht, raporton newsbomb.al.

Vullnetarëve u jepet placebo ose mikrodoza LSD-je për të konfirmuar nëse efekti është real apo vetëm në mendjen e tyre. Ata më pas kalojnë përmes një sërë testimesh të aftësisë njohëse.

“Nëse dikush është në gjendje depresioni, mendimet bien në gjendje të ngurtë dhe të përhershme. Truri humbet fleksibilitetin që duhet për t’u përballur me përditshmërinë, dhe droga psikodelike mund ta rikthejë këtë fleksibilitet”, tha ai. Ramaekers shtoi se kjo metodë kurimi duket të jetë shumë më e sigurtë se metoda të tjera.

dfsfgedheh4h.jpg

Kërpudhat magjike

Studiues edhe në vende të tjera po shikojnë potencialin e psikodelikës.

Studiuesit në Kolegjin Mbretëror kanë provuar gjithashtu se psilocybin, përbërësi aktiv te kërpudhat magjike, mund të trajtojë depresionin e rëndë.

Së fundmi shkencëtarët kanë arritur të provojnë se edhe trupi i njeriut prodhon DMT, një substancë kimike që gjendet kryesisht te bimët dhe disa kafshë. Te njeriu prodhohet në gjendrën pineale dhe disa inde, por në sasi tepër të vogla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011489868164062
array(1) { ["section"]=> string(88) "studimi-droga-psikodelike-mund-te-kuroje-depresionin-ankthin-dhe-dhimbjet-kronike-174353" }