Studimi i fundit i Oksfordit zbulon se sa muaj kanë imunitet pacientët e shëruar nga COVID-19

Publikuar tek: bota, më 10:38 21-11-2020 Studimi i fundit i Oksfordit zbulon se sa muaj kanë imunitet pacientët e shëruar nga COVID-19 Ilustruese

Një studim nga Universiteti i Oksfordit ka dalë në përfundime se personat që e kanë kaluar koronavirusin kanë shumë pak mundësi të infektohen sërish gjatë 6 muajve të ardhshëm.

Studimi ndoqi më shumë se 12 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Oksford, ku asnjë nga ata që u infektuan dhe u shëruan nuk u prekën sërish nga virusi në 6 muajt e mëvonshëm.

“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”, tha David Eyre, profesor në sëmundjet infektive.

Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me koronavirus djali i madh i Donald Trump
»
Article Logic
Execution time: 0.010900974273682
array(1) { ["section"]=> string(100) "studimi-i-fundit-i-oksfordit-zbulon-se-sa-muaj-kane-imunitet-pacientet-e-sheruar-nga-covid-19-228576" }