Studimi i fundit: Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriut, pandemia erdhi nga Kina

Publikuar tek: bota, më 23:35 05-12-2020 Studimi i fundit: Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriut, pandemia erdhi nga Kina Lakuriq nate

Një studim i fundit i botuar në “Nature Microbiology” ka treguar se COVID-19 ka ekzistuar mes lakuriqëve të natës për 40 deri në 70 vite pa u zbuluar.

Ndërkohë virologët paralajmërojnë se lakuriqët e natës përmbajnë koronaviruse të tjera që mund të kalojnë te njeriu.

“Lakuriqët e natës, që jetojnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Kinës, kanë lloje të tjera koronavirusesh që mund të kalojnë te njerëzit, ashtu siç ndodhi me SARS-CoV-2”, thotë Shi Zhengli, virologe e Institutit të Virologjisë së Wuhanit.

Sipas këtij studimi pandemia COVID-19 ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina.

“Jemi shumë të sigurtë se koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina”, tha profesori David Robertson.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel paralajmëron bizneset gjermane: Ndihma e shtetit ndaj jush nuk mund të zgjasë përgjithmonë
Nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit, mijëra armenë në protestë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.010695934295654
array(1) { ["section"]=> string(127) "studimi-i-fundit-lakuriqet-e-nates-permbajne-te-tjera-koronaviruse-qe-mund-te-kalojne-te-njeriut-pandemia-erdhi-nga-kina-230319" }