Studimi i ri: Marijuana kuron depresionin

Publikuar tek: bota, më 17:19 06-02-2015 Studimi i ri: Marijuana kuron depresionin

Studimet kanë sugjeruar se kanabisi mund të jetë një alternativë premtuese për trajtimin e problemeve të ndryshme fizike dhe të shëndetit mendor. Sipas një studimi të publikuar këtë javë sugjeron se edhe depresioni mund të kurohet nga përdorimi i kanabisit.

Neuroshkencëtarët nga  Universiteti i “Buffalo's Research Institute on Addictions”, gjetën se endo-kanabinoidët, të cilat ndikojnë në aftësitë tona njohëse, emocionet dhe sjelljen, e të cilat gjenden me shumicë te kanabisi, mund të jenë të dobishme për trajtimin e depresionit të shkaktuar nga stresi kronik.

Megjithatë, duhet theksuar se raporti midis marijuanës dhe depresionit është kompleks. Disa studime sugjerojnë se duhanpirësit e rregullt dhe përdoruesit e marijuanës në sasi të mëdha, kanë rrezik më të lartë depresioni. Më shumë studime do të ishin të nevojshme për të përcaktuar se kur, si dhe nëse marijuana mund të përdoret në kontekst klinik për të trajtuar deprësionin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023637056350708
array(1) { ["section"]=> string(45) "studimi-i-ri-marijuana-kuron-depresionin-2571" }