Studimi i ri shokues për Covid 19 nga ekspertët: Europa afër ‘imunitetit të tufave’

Publikuar tek: bota, më 10:48 10-04-2020 Studimi i ri shokues për Covid 19 nga ekspertët: Europa afër ‘imunitetit të tufave’

Europa mund të jetë afër ‘imunitetit të tufës’ për shkak se shumica janë infektuar tashmë dhe kanë fituar imunitet. 

E famshmja britanike ‘Express’ raporton se shkencëtarët gjermanë që studiojnë Gangelt, qytetin në qendër të shpërthimit të virusit në Gjermanisë, zbuluan se rreth 15% e popullsisë së saj mund të jenë infektuar tashmë dhe prandaj kanë fituar imunitet.

Disa specialistë thanë se kishin gjetur antitrupa të virusit tek personat që kishin qenë me koronavirus por asimptomatikë. Kjo do të thotë se 15% e njerëzve kanë antitrupa, janë imunë. Profesori Hendrik Streeck, virologu udhëheqës i studimit, tha në një konferencë për shtyp: "Kjo do të thotë që është i mundur një lehtësim gradual i izolimit.”

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar më parë vendin të mos tregohen "të pamatur" në mes shpërthimit të virusit.

Një studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Bonit, të cilët testuan 1.000 persona nga 400 familje në Gangelt për antitrupa, tregon se 2% e banorëve ishin të infektuar, ndërsa 14% kishin antitrupa ndaj virusit. Kjo do të thotë që  deri  15%  e banorëve të qytetit mund të kishin imunitet ndaj virusit.

Virologu Hendrik Streeck tha se shifra prej 15% është e mjaftueshme për të nisur që të flitet për imunitet të tufës.

Kur arrihet shifra prej 60 përqind e sipër, atëherë virusi zhduket plotësisht dhe të moshuarit nuk janë në rrezik.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089139938354492
array(1) { ["section"]=> string(87) "studimi-i-ri-shokues-per-covid-19-nga-ekspertet-europa-afer-imunitetit-te-tufave-202082" }