Studimi: IPad dhe telefoni dëmtojnë zhvillimin socio-emocional të fëmijës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:02 09-02-2015 Studimi: IPad dhe telefoni dëmtojnë zhvillimin socio-emocional të fëmijës

Duke përdorur një smartphone apo iPad për të qetësuar  foshnjat mund të pengojë aftësinë e tyre për të mësuar vetkontrollin, perfundon një studimi i ri i cituar nga gazeta prestigjoze britanike The Guardian.

Hulumtimi gjithashtu thotë se përdorimi i shpeshte i pajisjeve mobile në një moshë shumë të re do të ketë  një ndikim të pallogaritshem mbi zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve, transmeton Bebja.com

Hulumtuesit në Boston University School of Medicine shprehen alarmin mbi efektet negative të televizionit dhe video-ve mbi fëmijët shumë të vegjël.

Hulumtuesit paralajmërojne se duke përdorur një tabletë ose smartphone për të devijuar vëmendjen e fëmijës mund të jetë e dëmshme për “zhvillimit e tyre social-emocional”.

“Në qoftë se këto pajisje kthehen në metodë mbizotëruese për të qetësuar  fëmijët e vegjël, ata do të jenë në gjendje ata që të zhvillojnë mekanizmat e tyre të brendshëm të vetë-rregullimit”, pyesin shkencëtarët.

Përdorimi i ekranit  nën moshën tre vjeçare, do të mund edhe të pengojë zhvillimin e aftësive të nevojshme për matematikën dhe shkencat të fëmijës,  sipas studimit.

Jenny Radesky, instruktor klinike në pediatrinë zhvillimore  publikoi rezultatet e hulumtimit në revistën e Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Ajo i bëri thirrje prindërve për të zhvilluar komunikimin me femijet që ata te njohin “ndërveprimin njerëzor” .

Radesky inkurajon qe femijet të kalojnë kohë cilësore me të afërmit – pa ndonjë televizion dhe pajisje të lëvizshme të ndezur.

Duke luajtur me lojera formuese- ndertuese mund të ndihmojë një foshnjë shumë me teper me aftësi të hershme të matematikës se sa lojerat elektronike, studiuesit gjetën.

 

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030158996582031
array(1) { ["section"]=> string(77) "studimi-ipad-dhe-telefoni-demtojne-zhvillimin-socio-emocional-te-femijes-2866" }