Studimi jep alarmin për ndryshimet klimatike, ja çfarë rrezikohet

Publikuar tek: bota, më 14:01 01-05-2015 Studimi jep alarmin për ndryshimet klimatike, ja çfarë rrezikohet

“Një në gjashtë specie në planet mund të zhduken nëse nuk bëhet asgjë për të luftuar ndryshimin e klimës”, paralajmëron studimi. Në qoftë se emetimet e karbonit vazhdojnë në rrugën e tyre aktuale  dhe temperaturat rriten me 4 gradë,  16% e kafshëve dhe bimëve do të zhduken , konfirmon raportimi i provave të studimit.

Studimi, i publikuar në “Science”, tregon se rreziqet janë më të larta në Amerikën e Jugut, Australi dhe Zelanda e Re. Dr Mark i Universitetit të Connecticut, SHBA, ka analizuar të dhënat nga 131 studime shkencore mbi rrezikun e zhdukjeve të specieve nga ndryshimet klimatike. Ai gjeti se shkalla e humbjes së biodiversitetit ka të ngjarë që të përshpejtojë me çdo rritje gradë celsius në temperaturë.

Nëse temperaturat e ardhshme rriten me 2 gradë në krahasim me kohën para-industriale, rreziku global i humbjes do të rritet nga 2.8% ( sot) me 5.2%.

"Nëse bota nuk bashkohet për të kontrolluar emetimet e gazit dhe ne lejojmë që Toka të ngrohet në mënyrë të konsiderueshme do të përballemi me humbjen e një në gjashtë specie," tha Dr Urban.

"Shumë specie do të jetë në gjendje të ndryshojnë territorin e tyre dhe do i rezistojnë  ndryshimit të klimës, ndërsa të tjerët nuk do të munden për shkak se  habitati i tyre është zhdukur, ose për shkak se ata nuk mund të pasurojnë më habitatin e tyre."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027040004730225
array(1) { ["section"]=> string(70) "studimi-jep-alarmin-per-ndryshimet-klimatike-ja-cfare-rrezikohet-10156" }