Studimi: Koronavirusi ka pësuar 12 mijë mutacione, por s’po përhapet më shpejt

Publikuar tek: bota, më 12:53 25-11-2020 Studimi: Koronavirusi ka pësuar 12 mijë mutacione, por s’po përhapet më shpejt Modeli i 3D-printuar i koronavirusit

Koronavirusi po pëson mutacion teksa përhapet në mbarë botën, por asnjë nga këto mutacione nuk e bën atë që të përhapet më shpejt, thuhet në një studim të publikuar këtë të mërkurë.

Në studim u përdorën gjenomet e virusit nga 46,723 njerëz me COVID-19 nga 99 vende të ndryshme, studiuesit identifikuan më shumë se 12,700 mutacione të virusit Sars-CoV-2.

“Fatmirësisht ne gjetëm se asnjë prej këtyre mutacioneve nuk e bën virusin të përhapet më shpejt”, u shpreh doktoresha Lucy van Dorp nga Instituti i Gjenetikës në Universitetin e Londrës.

Ajo shtoi se: “Duhet të jemi vigjilentë dhe të monitorojmë të gjitha mutacionet e reja, teksa vaksina po bëhet gati të dalë”.

Pjesa më e madhe e mutacioneve janë neutrale, por disa mund të jenë të dobishme apo të dëmshme për virusin. Disa mutacione të tjera, mund t’i bëjnë vaksinat më pak efektive. Kur viruset i pësojnë këto mutacione, atëherë edhe vaksinat duhet të përshtaten, për t’u siguruar se do të godasin objektivin e duhur.

“Lajmet për vaksinën janë të mrekullueshme. Por në të ardhmen virusi mund të pësojë mutacione që do t’i mundësojë t’i shpëtojë vaksinës. Megjithatë ne jemi të bindur që do t’i identifikojm menjëherë këto mutacione dhe do ta përditësojmë vaksinën”, u shpreh ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin’, Meghan Markle mes lotësh flet për abortin
Turqia synon të jetë mes 10 ekonomive më të mira të botës, Erdogan: Fillojmë epokën e re »
Article Logic
Execution time: 0.010850191116333
array(1) { ["section"]=> string(83) "studimi-koronavirusi-ka-pesuar-12-mije-mutacione-por-s-po-perhapet-me-shpejt-229062" }