Studimi/ Meshkujt rrisin mjekrën për tu dukur dominant

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:36 05-04-2015 Studimi/ Meshkujt rrisin mjekrën për tu dukur dominant

Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur një prej mistereve më të mëdha të këtij shekulli. Përse ka kaq shumë meshkuj që rrisin mjekrën?

Sipas studiuesve të universitetit “Western Australia” përgjigja është sepse meshkujt ndihen në presion nga meshkujt e tjerë dhe për shkak të kësaj kërkojnë të duken më agresivë duke rritur mjekrën.

Bazuar në studimin e fundit tek orangotangot, publikuar në revistën “Evolution and Human Behaviour”, Dr. Cyril Grueter dhe kolegët e tij kanë trajtuar idenë se në shoqëritë e mëdha këto specie shfaqin më shumë shenja trupore, për të qenë sa më atraktivë tek femrat dhe të dominojnë mbi kundërshtarët meshkujt.

Skuadra studioi 154 specie të tilla dhe doli në përfundimin se te organgotangot dhe majmunët shfaqeshin më shumë qime në fytyrë kur ata jetonin në grupe në të cilat ekzistonte një përplasje e madhe fizike dhe njohja personale ishte e vogël.

Përfundimi: Sa më shumë e zënë dhe e populluar me meshkujt bëhet një shoqëri, aq më shumë rritet konkurrenca brenda llojit dhe “shenjat” dalluese marrin më shumë rëndësi.

Meshkujt në kohën moderne jo vetëm që duhet të përballen me shumë kundërshtarë në botën reale, por ata kanë edhe me mijëra kundërshtar potencial në rrjetet sociale.

“Kur jeton në një grup të vogël, ku të gjithë njohin njëri tjetrin nuk është e nevojshme për të sinjalizuar cilësinë dhe të konkurrosh nëpërmjet shenjave. Në grupet e mëdha kur jemi të rrethuar nga të huaj, ne kemi nevojë për një shenjë të besueshme për të vlerësuar fuqinë dhe kualitetin e dikujt. Në rastin e njerëzve kjo përfshin edhe zbukurimin me stoli dhe sende prestigji”, shprehet Grueter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026839017868042
array(1) { ["section"]=> string(58) "studimi-meshkujt-rrisin-mjekren-per-tu-dukur-dominant-7884" }