Studimi: Pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave rrisin rrezikun e kancerit

Publikuar tek: bota, më 18:30 11-07-2019 Studimi: Pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave rrisin rrezikun e kancerit

Një studim i ri ka gjetur një lidhje ndërmjet konsumit të pijeve me sheqer si edhe lëngjeve të frutave dhe riskut të kancerit.

Prej kohësh tashmë, shkencëtarët e kanë lidhur konsumin e pijeve me sheqer me një sërë sëmundjesh të ndryshme si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Por studimi i fundit që monitoroi 100 mijë persona gjeti se pijet me sheqer mund të nxisin përhapjen e kancerit dhe rritjen e tumoreve.

Pijet e ekzaminuara ishin pije me sheqer të shtuar, lëngje frutash me sheqer, lëngje 100% të frutave pa sheqer të shtuar, pije freskuese, pije të ëmbla me bazë qumështin dhe pije energjike. Hulumtuesit analizuan edhe efektin e pijeve të ëmbëlsuara artificialisht.

22% më tepër rrezik për kancer gjiri

Gjatë periudhës pasuese, 2.193 njerëz u prekën nga kanceri për herë të parë; ata ishin mesatarisht 59-vjeç në kohën e diagnozës. Ndër të gjitha këto raste 693 ishin raste të kancerit të gjirit, 291 të kancerit të prostatës, dhe 166 kancer kolorektal.

Analiza zbuloi se për një rritje ditore prej 100 mililitra në konsumin e pijeve me sheqer, rreziku i kancerit të përgjithshëm u rrit me 18% dhe rreziku i kancerit të gjirit u rrit me 22%.

Gjatë studimit u vu re se pije dietike nuk e rrisin rrezikun e kancerit. Shkencëtarët shpjegojnë se njerëzit që konsumojnë pije dietike e bëjnë këtë në sasi shumë të vogla, kështu që ata sugjerojnë interpretimin e këtij rezultati të veçantë me kujdes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027614831924438
array(1) { ["section"]=> string(79) "studimi-pijet-me-sheqer-dhe-lengjet-e-frutave-rrisin-rrezikun-e-kancerit-171894" }