Studimi: Pijet me sheqer shkaktojnë 184 mijë vdekje në vit

Publikuar tek: bota, më 21:30 30-06-2015 Studimi: Pijet me sheqer shkaktojnë 184 mijë vdekje në vit

Sipas një studimi të ri, pijet me sheqer shkaktojnë 184,000 vdekje në vit në mbarë botën, nga të cilat 25 mijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas studimit të prezantuar në një takim shkencor në Amerikë, vdekjet nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri i atribuohen direkt konsumit të sodave me sheqer, lëngjeve të frutave, pijeve energjike dhe çajit të ftohtë.

Statistikat tregojnë se pijet me sheqer mund të shkaktojnë po aq vdekje në një vit sa edhe virozat e stinës.

Për Dr. Dariush Mozaffarian, udhëheqës i studimit, duhet të jetë një prioritet botëror pakësimi i sheqerit në pije apo eleminimi i tij. Një pije 335 mililitra sodë apo cola, përmban rreth 10 lugë kafe sheqer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012243032455444
array(1) { ["section"]=> string(63) "studimi-pijet-me-sheqer-shkaktojne-184-mije-vdekje-ne-vit-15030" }