Studimi: Shqiptarët më të stresuarit në Europë dhe të katërtit në botë  

Publikuar tek: aktualitet, më 22:15 28-04-2019 Studimi: Shqiptarët më të stresuarit në Europë dhe të katërtit në botë   Studimi i Gallup per nivelin e stresit te shqiptaret (Foto ilustruese)

Sipas sondazhit të fundit të bërë nga Gallup, shqiptarët rezultojnë një ndër popujt më të stresuar në botë dhe të parët në Europë.

Sipas Gallup, shqiptarët renditen më keq sesa vendet afrikane apo vëndet e përfshira nga luftrat.

Sondazhi thotë që në vitin 2018 më shumë se 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar, gjë që përbën nivelin më të lartë gjatë dekadës së fundit. Por lind pyetja se pse shqiptarët kanë kaq shumë stres?

Sipas qytetarëve të pyetur ne sondazh, papunësia, padrejtësia, politika e mbrapshtë, vështirësia në strehim, ankthi dhe pasiguria, janë shkaku kryesor se përse shqiptarët janë një nga popujt më të stresuar në botë dhe të parët në Europë.

Bazuar në të dhënat e Gallup, populli më i stresuar në botë prej vitit 2012 janë grekët, gjë që lidhet edhe me fillimin e krizës greke, ndërsa dy vendet e tjera më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania. Përfundimet e sondazhit të Gallup konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike, por edhe atë shpirtërore.

Gallup nuk përcakton me detaje se cili është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët, por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria e ankthi për të ardhmen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067980289459229
array(1) { ["section"]=> string(76) "studimi-shqiptaret-me-te-stresuarit-ne-europe-dhe-te-katertit-ne-bote-162204" }