Studimi tek fëmijët, 11% abuzohen seksualisht

Publikuar tek: slide-lart, më 12:45 06-03-2015 Studimi tek fëmijët, 11% abuzohen seksualisht

Një studim bërë së fundmi tek fëmijët, ka sjellë të dhëna tronditëse, pasi 1 në 10 fëmijë në Shqipëri abuzohet seksualisht. Studimi ka nxjerrë në pah se 11% ngacmohen seksualisht dhe 5% e fëmijëve, kanë rënë pre e dhunës seksuale.

Edhe pse Ministria e Brendshme  ka sjellë të dhëna të sakta në lidhje me numrin e denoncimeve dhe dënimeve, sërish situata mbetet problematike. Sipas shoqërisë civile duhet krijuar menjëherë një regjiistër kombëtar për të shënuar emrat e abuzuesve dhe të dënuarëve për këto krime, që fëmijët të mos abuzohen më nga ta. Sipas zëvendësministres së Brendshme Elona Gjebrea, në vitin që shkoi janë denoncuar rreth 97 raste të dhunës seksuale. Po kështu në vitin 2013, nga 54 çështje që janë çuar për gjykim, 38 prej tyre kanë marrë dënimin.

Policia ka zbuluar 89 krime seksuale ndaj të miturve dhe sipas shifrave të dënuarit janë mbi 14 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016098976135254
array(1) { ["section"]=> string(48) "studimi-tek-femijet-11-abuzohen-seksualisht-5116" }