Studimi: Testosteroni i lartë i bën liderët më të korruptuar

Publikuar tek: bota, më 16:18 31-05-2015 Studimi: Testosteroni i lartë i bën liderët më të korruptuar

Niveli i lartë i testosteronit, hormonit të seksit, i bën njerëzit më të prirur ndaj korrupsionit, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit zvicerianë kanë thënë se njerëzit mund të jenë natyralisht të gatshëm për korrupsion edhe nëse janë të ndershëm.

Studimi i Universitetit të Lozanës u nxit nga shprehja e famshme e John Dalberg-Acton se “pushteti tenton te korruptoje, pushteti absolut korrupton absolutisht”.

Studimi realizoi atë që quhet “loja e diktatorit” duke caktuar 718 studentë në një eksperiment. Grupit të parë prej 135 studentëve i’u dha një shumë parash dhe i caktuan nga 1 deri në 3 ndjekës. Ata duhet të shpërndanin shumën e parave te ndjekësit e tyre sipas dëshirës. Ajo që ra në sy nga eksperimenti ishte se, “liderët” me më shumë mbështetës, pra edhe me më shumë fuqi, shpërndanë më pak para ndërsa mbajtën për vete pjesën më të madhe.

Në pjesën e dytë të eksperimentit, 270 studentëve iu mat niveli testosteronit si dhe u caktua një shumë parash që “liderët mund ta mbanin vetë” e nëse e tejkalonin këtë masë, ata do të quheshin diktatorë. Ajo që rezultoi ishte se studentët me nivelin më të lartë të testosteronit ishin të prirur për ta shkelur këtë normë sociale duke mbajtur më shumë para për vete.

“Pushteti është si gjaku për vampirët. Pasi e provon njëherë nuk duron dot pa të”, tha Profesor Antoni, udhëheqës i studimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31153798103333
array(1) { ["section"]=> string(65) "studimi-testosteroni-i-larte-i-ben-lideret-me-te-korruptuar-12346" }