Studimi tregon arsyet e shtimit në peshë pas lënies së cigares

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:46 06-09-2016 Studimi tregon arsyet e shtimit në peshë pas lënies së cigares

Sdudimi i prezantuar së fundmi nga universiteti “Harokopio” i Athinës ka treguar arsyet e shtimit në peshë pas lënies së duhanit.

Pirja e duhanit redukton konsumimin e ushqimit mesatarisht me 152 kalori për vakt. Cigarja ndikon direkt te hormoni i oreksit dhe kjo është arsyeja pse ata që e konsumojnë shëndoshen menjëherë sapo e lënë.

Pirja e cigares duket se ndihmon në kontrollimin e peshës trupore, për këtë arsye, duhanpirëset femra shpeshherëe përdorin si justifikim për të mos e lënë atë.

Nëse e ndërprisini konsumin e cigares, pesha trupore shtohet mesatarisht me 10 kile në 5 vjet. Për të kuptuar mekanizmin që shkakton këtë shtim në peshë, shkencëtarët kanë studiuar sjelljen e disa vullnetarëve në tavolinë.

Analizat e gjakut treguan se konsumi i cigares i korrespondonte reduktimit të përqendrimit të hormonit të oreksit, i njohur me emrin grelina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024785041809082
array(1) { ["section"]=> string(68) "studimi-tregon-arsyet-e-shtimit-ne-peshe-pas-lenies-se-cigares-52037" }