Studiuesi Mema: Këto janë 5 çështjet e pazgjidhura me Palestinës dhe Izraelit

Publikuar tek: bota, më 22:56 11-12-2017 Studiuesi Mema: Këto janë 5 çështjet e pazgjidhura me Palestinës dhe Izraelit

Problematikat që kanë lindur mes Irzraelit dhe Palestinës pas vendimit të Donald Trump për të njohur Jeruzalemin kryeqytet, ka filluar të ndjehet edhe në Shqipëri.

Studiuesi Medlir Mema i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Oraneës u shpreh se janë pseë, çështjet kryesore midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Si çështje të parë studiuesi  Mema tha se është ajo e kufirit mes dy vendeve.

“Janë 5 çështjet kryesore, e para është çështja e kufirit. Ka një marrëveshje paraprakisht midis izraelitëve dhe palestinezëve të vitit 1967. Izraeli vazhdon të ndërtojë kundër marrëveshjet dhe rezolutave të OKB-së. E dyta është çështja e Jerusalemit. E treta është siguria e brendshëm e Izraelit. Izraeli nuk ka një thellësi strategjike për t’u mbrojtur nga vendet që i konsideron si armiq të vet.  Çështja e katërt është ajo e refugjatëve. Janë sot 5 mln palestinezë që jetojnë në Gaza, ose Jordani që nuk i lejon të kthehet. Çështja e pestë është që Izraeli i kërkon shtetit të ardhshëm palestinez që të pranojë që shteti izraelit është një shtet hebre”,- u shpreh Medlir Mema. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarët regjistrojnë një zhurmë misterioze në thellësinë e oqeanit
Donald Trump zyrtarisht urdhëron Nasa-n: Bëhuni gati të shkoni sërish në Hënë »
Article Logic
Execution time: 0.0099809169769287
array(1) { ["section"]=> string(83) "studiuesi-mema-keto-jane-5-ceshtjet-e-pazgjidhura-me-palestines-dhe-izraelit-102744" }