Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Greqi, përmbytet Halkidiki (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 20:29 22-11-2019 Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Greqi, përmbytet Halkidiki (FOTO-VIDEO) Stuhi dhe reshje ne zonen e Greqise Veriore

Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm kanë prekur fqinjin tonë Greqinë. Si pasojë e vërshimeve janë përmbytur zona të tëra si dhe janë dëmtuar shumë shtëpi.

Rrugët janë përmbytur nga dalja e lumenjve, si dhe dëme të mëdha në shtëpi janë pësuar në zonën e Halkidikisë, në Kavala dhe në Thaso.

Sipas mediave greke situata është tepër kritike. Forcat e emergjencës dhe ushtria janë duke evakuuar zona të tëra.

Ndërkohë që edhe Prefekturat e Maqedonisë Lindore kanë shpallur emergjencën për zonën e Kavallës dhe ishullit Thaso.

Halkidiki është edhe vendi më i dëmtuar deri më tani nga stuhitë dhe vërshimet. Bëhet me dije se edhe ishulli Thaso është izoluar si dhe është mbyllur porti për shkak të motit të keq.

Raportohet se stuhia po vazhdon me të njëjtin tension në zonën veriore të Greqisë ku situatë dramatike paraqitet edhe në Olimpiada dhe në Nea Marmara.

grrr.jpg

asfalt.jpg

ssrsrsrs.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043409109115601
array(1) { ["section"]=> string(77) "stuhi-dhe-shira-te-rrembyeshem-ne-greqi-permbytet-halkidiki-foto-video-186855" }