Stuhi e fortë në Palermo, 2 të vdekur. Njerëzit luftojnë për jetën duke notuar në rrugët e përmbytura (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:34 15-07-2020 Stuhi e fortë në Palermo, 2 të vdekur. Njerëzit luftojnë për jetën duke notuar në rrugët e përmbytura (VIDEO) Pamje nga përmbytjet në Itali

Siçilia është përfshirë sot nga një stuhi e fortë e cila ka krijuar një situatë dramatike edhe në Palermo të Italisë.

Sot ishte dita e festës së Santa Rosalia (zonja e qytetit), por një përmbytje e madhe si pasojë e reshjeve të shiut të cilat zgjatën për më shumë se 3 orë, ka krijuar kaos.

Mediat italiane raportojnë se dy persona që mbetën të bllokuar në makinën e tyre humbën jetën. Makina u mor nga rrjedha e ujit dhe ata nuk mund të dilnin, zhytësit erdhën me vonesë. Ndërkaq, dy fëmija ndodhen në spital me hipotermi.

Në videot e publikuara shihet njerëzit që braktisin makinat e tyre dhe notojnë për të shpëtuar jetën e tyre. Zjarrfikëset ishin të shumta në zonat problematike dhe mundën të evakuonin shumë qytetarë që kishin ngecur.

Skena paniku përgjatë unazës së qytetit. Një vajzë mbeti e mbërthyer në makinën e saj në rrugën “Imera” dhe u desh ndërhyrja e zhytësve të zjarrfikësve për ta shpëtuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097489356994629
array(1) { ["section"]=> string(112) "stuhi-e-forte-ne-palermo-2-te-vdekur-njerezit-luftojne-per-jeten-duke-notuar-ne-rruget-e-permbytura-video-213946" }