Stuhi e fuqishme në Britani, ndërpritet energjia elektrike, raportohet për të vdekur

Publikuar tek: bota, më 14:34 23-02-2017 Stuhi e fuqishme në Britani, ndërpritet energjia elektrike, raportohet për të vdekur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të moshuar janë në gjendje të rëndë si pasojë e motit të keq në Britaninë e Madhe.

Një grua u godit për vdekje nga mbeturinat e ngritura në ajër pranë një dyqani në qendër të qytetit Wolverhampton pak para mesditës ndërkohë që mbi 999 telefonata janë bërë në polici menjëherë pas këtij aksidenti.

Si pasojë e motit të keq dhjetra fluturime u anuluan në Londër dhe mjaft trenë janë përballur me vonesa. Po ashtu një pjesë e madhe e vendit ka mbetur pa energji elektrike shkruan ‘Daily Mail’.

stuhi1.jpgstuhi2.jpgstuhi3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095500946044922
array(1) { ["section"]=> string(88) "stuhi-e-fuqishme-ne-britani-nderpritet-energjia-elektrike-raportohet-per-te-vdekur-69713" }