Stuhi në Filipine, 133 të vdekur dhe dhjetra të humbur

Publikuar tek: bota, më 18:52 23-12-2017 Stuhi në Filipine, 133 të vdekur dhe dhjetra të humbur

133 të vrarë dhe dhjetra të humbur, ky është bilanci në Filipine si pasojë e një stuhie tropikale që ka goditur vendin të premten.

I gjithë vendi është përfshirë nga përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, raporton Le Monde, shkruan newsbomb.al.

Rreth dymbëdhjetë mijë njerëz u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhi të tjera janë parashikuar nga shërbimi sinoptik vendas.

Kjo nuk është hera e parë që Filipinet përballen me një stuhi tropikale pasi vetëm në vitin 2015 një tjetër stuhi goditi vendin duke lënë qindra të vrarë dhe dhjetra të humbur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Indi, autobuzi bie në humnerë 33 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë
Zhvillimi marramendës i industrisë në Afganistan, prodhim si asnjëherë më parë i opiumit »
Article Logic
Execution time: 0.010534048080444
array(1) { ["section"]=> string(60) "stuhi-ne-filipine-133-te-vdekur-dhe-dhjetra-te-humbur-104151" }