Erërat e forta detyruan një avion të braktisë uljen në aeroportin Heathrow.
Në një video të postuar në rrjetet sociale duket një avion I British Airways që po përpiqej të ulej në pistë.
Nga mediat vendase u tha se ky avion ishte nisur nga Nigeria.
Stuhia ‘CIARA’ ka goditur Britaninë e Madhe me reshje të mëdha shiu dhe breshëri, duke sjellë anullimin e shumë udhëtimeve ajrore dhe detare.
Deri tani janë shënuar edhe 5 viktima nga kjo stuhi, ndërkohë që ka prekur edhe Francën e Hollandën