Stuhia ‘Dennis’ nxjerr në breg anijen ‘fantazmë’

Publikuar tek: bota, më 00:38 18-02-2020 Stuhia ‘Dennis’ nxjerr në breg anijen ‘fantazmë’ Anija e bllokuar ne brigjet e Irlandes

Anija ‘fantazmë’ ka dalë në bregun e Irlandës, pas erërave të forta të stuhisë ‘Dennis’.

Pas më shumë se 1 viti në det, anija me origjinë nga Tanzania kishte lundruar mijëra kilometër, pasi ekuipazhi i saj u shpëtua në vitin 2018.

Ekuipazhi i përbërë nga 10 burra ishte shpëtuar nga Garda Bregdetare e SHBA në tetor të vitit 2018.

Inxhinierët do të inspektojnë anijen e gjatë 80 metër, pasi ajo ka ngecur në brigjet e Irlandës.

Publiku është këshilluar të qëndrojë larg, pasi ujërat tërhiqen në mënyrë të rrezikshme, pas motit ekstrem që ka goditur Britaninë.

Kjo anije ishte parë për herë të fundit shtatorin e kaluar, kur një anije Royal Navy njoftoi se ekuipazhi e kishte parë në mes të Atlantikut.

Ekuipazhi Alta braktisi anijen pasi bëri thirrje për ndihmë gjatë një udhëtimi nga Greqia në Haiti, kur u fut në telashe dhe u la duke lëvizur për gati tre javë.

Ata ishin rreth 1.300 milje në juglindje të Bermudës kur u shpëtuan nga Garda Bregdetare e SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083270072937012
array(1) { ["section"]=> string(51) "stuhia-dennis-nxjerr-ne-breg-anijen-fantazme-195573" }