Stuhia e borës bllokon pjesën më të madhe të SHBA-ve, 90 cm rreshje intensive brenda 24 orëve

Publikuar tek: bota, më 18:43 27-12-2017 Stuhia e borës bllokon pjesën më të madhe të SHBA-ve, 90 cm rreshje intensive brenda 24 orëve

Nju Jork-u dhe gjithë SHBA-të po bëhen gati që të presin Vitin e Ri me temperatura tejet të ftohta disa gradë nën zero.

Këtë herë për shkak të borës së madhe dhe ngricave të shumta parashikohet që numri i njerëzve që do të marrin pjesë në ceremoninë tradicionale të lëshimit të topit të kristaltë në Nju Jork të jetë më i ulët.

Parashikimet e motit flasin për një temperaturë që do të bjerë nën -12 gradë celsius natën e ndërrimit të viteve në “Time Square”.

Ndërkohë, bora në Pensilvani ka arritur në nivele rekord, qyteti Erie u mbulua me gati 90 centimetra borë më 26 dhjetor.

Herën e fundit që kishte rënë një dëborë e tillë e jashtëzakonshme në një ditë të vetme, kishte qen në vitin e largët 1956.

Vala e acareve ka prekur pjesën më të madhe të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara gjatë ditëve të fundit dhe pritet të vazhdojë edhe në fillimin e vitit të ri. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në Shën Petersburg, të paktën 14 të plagosur
Skandali me dopingun, largohet ministri rus i sportit »
Article Logic
Execution time: 0.010569095611572
array(1) { ["section"]=> string(99) "stuhia-e-bores-bllokon-pjesen-me-te-madhe-te-shba-ve-90-cm-rreshje-intensive-brenda-24-oreve-104570" }