Të ralla janë ato qytete shiptare që në rast rreshjesh shiu të dendura mbi 10 minuta nuk përmbyten. Po të njëjtin fat kanë patur edhe rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës pas një shiu që ka zgjatur për më shumë se 20 minuta.
Rrugët e amortizuara të qytetit janë tejmbushur nga rreshjet duke shkaktuar vështirësi në trafikun e automjeteve dhe kalimtarëve. Mosfunksionimi i kanaleve kulluese dhe tejmbushja e tyre me mbeturina, e ka rënduar më shumë situatën. Pavarësisht kapriçove të motit, qytetet bregdetare vijojnë të jenë të mbushura me turistë.