Stuhia më e fortë ndër vite godet brigjet e Francës, Spanjës dhe Italisë

Publikuar tek: bota, më 15:46 04-11-2019 Stuhia më e fortë ndër vite godet brigjet e Francës, Spanjës dhe Italisë

Brigjet Atlantike të Francës, janë goditur nga stuhia ‘Amelie’ këtë të dielë, gjithashtu, edhe disa zona në veri të Spanjës dhe Italisë.

Erërat e forta kanë bërë që shumë pemë të rrëzohen dhe kjo ka çuar në bllokimin e rrugëve. Shirat e rrëmbyeshëm kanë ngritur niveln e ujit, duke bërë që shumë qytete të përmbyten dhe 140000 shtëpi në Francën jug-perëndimore të mbeten pa energji elekrike.

Në qytetin Bask, shpejtësia e erës arriti deri në 100km/në orë dhe shumë komunitete të vendit janë ende nën alarmin potokalli. Një grua 37-vjeçare në Mallorca ka gjetur vdekjen teksa një palmë ra mbi të si pasojë e erërave të forta.

Ndërkohë, një numër i madh familjesh në Itali janë evakuuar nga fshati i Sesta Godono, si pasojë e shirave të rrëmyeshëm dhe përmbytjes së Vara. Ghithashtu, një rrugë kryesore dhe disa shtëpi janë përmbytur. Pralajmërimet në lidhje me motin vazhdojnë ende në atë zonë.

Kryebashkiaku i qytetin wshtw shprehur se kjo ishte përmbytja më e keqe që është parë ndër vite dhe se shumë njërëz janë evakuuar për sigurinë e tyre.

60 persona kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre në San Pietro pasi një pjesë e rrugës së vetme pranë banesave të tyre është shkatërruar plotësisht.

Tashmë më e keqja e stuhisë ka kaluar, por shumë rajone janë akoma në gatishmëri për pasojat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078468322753906
array(1) { ["section"]=> string(78) "stuhia-me-e-forte-nder-vite-godet-brigjet-e-frances-spanjes-dhe-italise-184671" }