Stuhia “Ophelia” mbërrin në Europë, shkakton tre viktimat e para

Publikuar tek: bota, më 06:47 17-10-2017 Stuhia “Ophelia” mbërrin në Europë, shkakton tre viktimat e para

Stuhia “Ophelia” ka mbërritur në Europë dhe pasojat fatale kanë nisur të ndihen në Irlandë, duke shkaktuar tre viktima.

Shpejtësia e erës arrin deri në 150 kilometra në orë, në brigjet perëndimor të Irlandës, ndërsa si pasojë pati shkëputje të energjisë elektrike, shumë pemë e ndërtesa u rrëzuan, ndërsa janë mbyllur shumë biznese.

Sipas policisë mes viktimave është një grua 50 vjeç, e cila humbi jetën pasi një pemë e zuri poshtë. Po ashtu, në Irlandën e Veriut, një person humbi jetën pasi një pemë u rrëzua mbi makinën që i ndjeri po drejtonte.

Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat, shumë shërbimet publike, të transportit dhe tregtisë duke iu kërkuar banorëve të mos dalin nga banesat dhe të jenë të kujdesshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjyqtari me fikëse zjarri heq folenë e grenzave nga porta
Sulmi me bombë ndaj gazetares, zbulohet shënimi që la gjysëm ore përpara ekzekutimit »
Article Logic
Execution time: 0.0098199844360352
array(1) { ["section"]=> string(67) "stuhia-ophelia-mberrin-ne-europe-shkakton-tre-viktimat-e-para-96145" }