‘Stuhia’ prangos tre të rinjtë nga Fushë Kruja, organizonin trafikun e emrigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 09:36 27-11-2020 ‘Stuhia’ prangos tre të rinjtë nga Fushë Kruja, organizonin trafikun e emrigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë Foto ilustruese

Tre të rinj, dy nga Fushë Kruja dhe një nga Kamza kanë rënë në prangat e Policisë pasi organizonin trafikimin e paligjshëm të emigrantëve, nga vendet e Lindjes së Mesme, drejt kufirit Shqipëri-Greqi, e më pas drejt Kukësit.

Shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "Storm", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

- O. C., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i BUJSHËM, Maradona ka firmosur të mos varroset, ja çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit botëror
»
Article Logic
Execution time: 0.011306047439575
array(1) { ["section"]=> string(123) "stuhia-prangos-tre-te-rinjte-nga-fushe-kruja-organizonin-trafikun-e-emrigranteve-nga-lindja-e-mesme-drejt-shqiperise-229294" }