Stuhia raciste e presidentit Amerikan, Trump fiton mbështetje te Republikanët, por sondazhet e rrëzojnë tek të pavarurit (Të dhënat në SHBA)

Publikuar tek: bota, më 10:17 17-07-2019 Stuhia raciste e presidentit Amerikan, Trump fiton mbështetje te Republikanët, por sondazhet e rrëzojnë tek të pavarurit (Të dhënat në SHBA)

Një studim kombëtar u mbajtur të hënën dhe të martën pasi Trump u deklaroi katër kongresmeneve se duhet të ktheheshin nga vendet që kishin ardhur dhe të rregullonin vendet e tyre, tregojnë se ka një aprovim për deklaratën tek republikanët, duke e rritur popullaritetin e tij me 5 përqind, krahasuar me të njëjtin sondazh bërë javën e kaluar.

Trump, që kërkon të rizgjidhet vitin e ardhshëm, ka humbur mbështetjen megjithatë me demokratët dhe të pavarurit që nga stuhia e rrjeteve sociale të së djelës, sipas Reuters.

Ndërmjet të pavarurve, 3 në 10 thonë se mbështesin Trump, ndërkohë që javën e kaluar ai ka pasur 4 në 10, sipas Reuters.

Ndërkohë disa shifra kanë mbetur të njëjta si edhe më parë. 41% e publikut amerikan thonë se e aprovojnë performancën e tij në zyrë, ndërkohë që 55% nuk e miratojnë atë, sipas Reuters.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020532131195068
array(1) { ["section"]=> string(143) "stuhia-raciste-e-presidentit-amerikan-trump-fiton-mbeshtetje-te-republikanet-por-sondazhet-e-rrezojne-tek-te-pavarurit-te-dhenat-ne-shba-172470" }