Stuhitë bëjnë kërdinë në zonat e Marylend-it dhe New Jersey-t (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:57 01-08-2016

Shira të rrëmbyeshëm prekën rajonin e mesëm të Atlantikut këtë fundjavë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha të cilat në një qytet të Maryland-it s i përplasën makinat nëpër rrugët që i ngjanin rrjedhave të lumenjve.

Maryland dhe New Jersey ishin në mesin e shteteve të prekura më rëndë nga përmbytjet, por Pennsylvania, Delaware, dhe Virginia janë prekur edhe nga stuhi të rënda. Të paktën një grua u konfirmua e vdekur në Howard të Maryland, sipas zyrtarëve.

Në Howard u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe filiali lokal i ABC WJLA-TV raporton "10 deri në 12 inç lartësi", dhe dëme që do të marrin "ditë dhe javë për t’u pastruar."

Allan Kittleman, shefi ekzekutiv i qarkut për Howard postoi në twitter një video të shkurtër të asaj që dukej si një vallëzim valësh në mes të një rruge të kësaj zone.

Kittleman iu bashkua guvernatorit Larry Hogan për një vizitë në këmbë në zonat e dëmtuara sot.

 

ht1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023849964141846
array(1) { ["section"]=> string(78) "stuhite-bejne-kerdine-ne-zonat-e-marylend-it-dhe-new-jersey-t-foto-video-48353" }