Një video vërtet emocionuese! Suada, vajza me aftësi ndryshe e cila trajtohet nga fondacioni Anna në Shkodër, ka veshur fustanin e bardhë të nusërisë.
E diagnostikuar me prapambetje të moderuar mendore, vajza më e madhe e familjes dhe motra e dy vëllezërve, i ka dhënë fund beqarisë.
30-vjeçarja Suada, ashtu si çdo vajzë e re e ka ëndërruar të veshë fustanin e bardhë dhe këtë ëndërr të saj e ka bërë realitet fondacioni Anna që na dhuron këto çaste emocionuese duke sjellë një realitet tjetër, që është kaq afër nesh por ndonjëherë duhen thjesht sy për ta parë.
Pamjet janë kaq shumë të bukura sikurse edhe festa në qendrën bamirëse!