Sudani dënon me vdekje 29 agjentë të inteligjencës, rrahën për vdekje mësuesin se doli në protestë

Publikuar tek: bota, më 19:28 30-12-2019 Sudani dënon me vdekje 29 agjentë të inteligjencës, rrahën për vdekje mësuesin se doli në protestë Pas vdekjes se mesuesit ne Sudan, protestat u bene me te ashpra

Një Gjykatë në Sudan ka dënuar me vdekje 29 agjentë të inteligjencës vendase pasi gjatë marrjs në pyetje, kanë rrahur dhe torturuar deri në vdekje një mësues që kishte dalë të protestonte.

Mësuesi 36 vjeçar Ahmad al-Khair, vdiq gjatë torturave, pas arrestimit për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë së Presidentit Omar al-Bashir, shkruan newsbomb.al. Dënimi me vdekje i 29 agjentëve të inteligjencës, është dënimi i parë që jepet për dhunimin e aktivistëve pro-demokracisë pak muaj para se Presidenti al-Bashir të binte nga pushteti në muajin prill.

Prokuroria ka thënë se të gjitha dënimet me vdekje janë dënime të drejta, raporton BBC.

Pas dënimit, Gjykata ka pyetur vëllain e mësuesit të vdekur, Sa’d nëse do të dëshironte që 29 burrat të faleshin, por ai donte që ata të ekzekutoheshin në vend. Avokati një prej të akuzuarve, ka thënë se ai do të apelonte vendimin, shkruan newsbomb.al.

Gjykata që dha vendimin në Sudan, ka zbuluar se mësuesi Ahmad Al-Khair ishte rrahur dhe torturuar për vdekje nga oficerët në një qendër paraburgimi, në shtetin lindor të Kassala. Të paktën 170 njerëz u vranë gjatë protestave, në muajt e protestave, ndërsa ish-presidenti Bashir u rrëzua përfundimisht nga ushtria, 30 vjet pasi ai mori pushtetin në një grusht shteti, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012957096099854
array(1) { ["section"]=> string(104) "sudani-denon-me-vdekje-29-agjente-te-inteligjences-rrahen-per-vdekje-mesuesin-se-doli-ne-proteste-190768" }