Suedi, vajzën e nxjerrin me shkelma nga autobusi shkak të veshjes: Tregon shumë

Publikuar tek: bota, më 17:00 01-08-2019 Suedi, vajzën e nxjerrin me shkelma nga autobusi shkak të veshjes: Tregon shumë Vajza suedeze Amanda Hansson

Një vajzë suedeze thotë se është ndjerë e poshtëruar pasi e kanë nxjerrë me dhunë nga autobusi që ajo merrte përditë në qytetin e saj, Malmo në Suedi.

 

Amanda Hansson rrëfen në një postim në Facebook se atë ditë vendosi të vishej duke u përshtatur edhe me vapën e madhe në qytet, rreth 27 C. Por teksa po skanonte biletën në autobus, ajo u përball me shoferin i cili e urdhëroi zbresë.

“Nuk mund të qëndrosh kështu në autobusët tanë”, i tha shoferi ndërsa Amanda e pyeti se çfarë nënkupton, ai u përgjigj “Po tregon shumë me veshjen”.

Ai shtoi se veshja e vajzës suedeze shkel rregullat e kompanisë. “Zbrita se nuk mund të qëndroja në atë protestë. Isha e inatosur tejmase”. Kompania e transportit reagoi më pas duke thënë se nuk ekziston asnjë kod veshje për transportin. Kompania tha se shoferi u largua nga puna dhe dëshiron t’i kërkojë ndjesë Amandës për incidentin.

Prej 2017-ës, 24% e popullsisë në Suedi është emigrante. Disa media raportojnë për një rritje stratosferike të akteve seksiste, ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve në Suedi, duke ia atribuuar pjesën më të madhe emigrantëve që janë dyndur vitet e fundit nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Malmo konsiderohet tashmë një qytet i pasigurtë, ndërsa autoritetet vendase apelojnë që në qytet të mos dilet në orët e vona të natës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013024091720581
array(1) { ["section"]=> string(84) "suedi-vajzen-e-nxjerrin-me-shkelma-nga-autobusi-shkak-te-veshjes-tregon-shume-174069" }