Suedia dhe Danimarka nisin kontrollet e përbashkëta kundër bandave kriminale

Publikuar tek: bota, më 07:08 30-10-2019 Suedia dhe Danimarka nisin kontrollet e përbashkëta kundër bandave kriminale

Suedia dhe Danimarka deklaruan sot se kanë rënë dakord të rrisin kontrollet e përbashkëta kundër bandave kriminale, pasi të dy shtetet kanë vënë re një seri shpërthimesh dhe të shtënash.

“Kriminaliteti është një problem ndërkufitar dhe mund ta zgjidhim vetëm së bashku”, theksoi kryeministri suedez, Stefan Lofven, në një deklaratë pas bisedimeve në Stokholm me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen, shkruan Botasot, transmeton Newsbomb.al.

Të dy kryeministrat socialdemokratë, deklaruan se kanë rënë dakord të krijojnë të ashtuquajturin “Ekipi i Përbashkët Analitik”, për të rritur bashkëpunimin policor dhe shkëmbyer inteligjencën, si pjesë e luftës së krimit të organizuar në rajonin e përbashkët kufitar, Oresund.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009192943572998
array(1) { ["section"]=> string(83) "suedia-dhe-danimarka-nisin-kontrollet-e-perbashketa-kunder-bandave-kriminale-184002" }