Suedia ka ndaluar pagesat për vaksinën e Pfizer, duke kërkuar sqarim për numrin e vërtetë të dozave të vaksinës në secilën shishe.
Lajmi raportohet nga mediat vendase, me Stokholmin zyrtar që kërkon nga Komisioni Evropian dhe kompania farmaceutike që të arrijnë një sqarim përfundimtar për numrin e dozave.
“Kjo është e papranueshme. Nëse një vendi i jepen vetëm pesë doza, ai ka marrë më pak doza për të njëjtin çmim. Ne i thamë kompanisë që duhet të presim për faturat derisa të sqarohemi”, tha koordinatori suedez i vaksinave Richard Bergstrom.
Kompania, do të duhet të kishte ngarkuar gjashtë doza në secilën shishe, por aktualisht, nga një shishe nxirren vetëm pesë doza.