Suedia tepër e interesuar për të investuar në bujqësi, peshkim dhe pylltari në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 15:21 20-10-2016 Suedia tepër e interesuar për të investuar në bujqësi, peshkim dhe pylltari në Shqipëri

Një përfaqësi e Këshillit të Investimeve Suedeze pranë Kryeministrisë së Suedisë, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

Takimi kryesohej nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi dhe merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë, drejtorë e specialistë të fushave respektive në MBZHRAU.

Delegacioni suedez shoqërohej nga Këshilltarja Ekonomike e Kryeministrit Rama, Irena Beqiri, ndërsa Ministria e Mjedisit përfaqësohej nga Drejtoresha e Integrimit, Ardiana Sokoli.

Qëllimi i takimit ishte interesi i tyre për të zhvilluar investimet suedeze në Shqipëri, por më parë, duhet të njihen me situatën reale në vendin tonë dhe konkretisht atë në fushën e agrokulturës.

Pikërisht për këtë, ata kërkuan informacione rreth prodhimtarisë në Shqipëri, eksportit të prodhimeve bujqësose e blegtorale.

Telegrafi dhe përfaqësuesit tjerë të MBZHRAU iu paraqitën të huajve statistikat reale të vitit 2015 dhe të 9-mujorit të 2016 në lidhje me të gjitha kategoritë e prodhimeve bujqësore e blegtorale në vend, si dhe sasitë e eksportuara.

Përfaqësuesit e delegacionit suedes, të cilët janë të interesuar për bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin, deklaruan se, statistikat e vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë janë tregues për një sektor me shumë interes dhe që tregojnë rritje të vazhdueshme.

Ata u shprehën se të dhënat e marra nga Ministria e Bujqësisë dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, do t’i përpunojnë dhe paraqesin ato pranë Kryeministrisë së Suedisë, me qëllim vazhdimin dhe intensifikimin e takimeve për një bashkëpunim të mëtejshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023963212966919
array(1) { ["section"]=> string(92) "suedia-teper-e-interesuar-per-te-investuar-ne-bujqesi-peshkim-dhe-pylltari-ne-shqiperi-56839" }