Suedia vendos të dëbojë refugjaten më të vjetër në botë

Publikuar tek: bota, më 06:17 20-08-2017 Suedia vendos të dëbojë refugjaten më të vjetër në botë

Zyra e Emigrimit të Suedisë refuzoi kërkesën për azil të afganes 106-vjeçare, Bibikhal Uzbek, e cila mendohet se është refugjatja më e vjetër në botë dhe mori vendimin e dëbimit të saj.

Sipas lajmit të radios shtetërore të Suedisë SR, Zyra e Emigrimit refuzoi kërkesën e gruas së vjetër e cila prej një viti po jetonte në rajonin Skaraborg të Götlandës Perëndimore dhe vendosi që ta dëbojë nga kufijtë shtetërorë.

Uzbek ka të drejtën e ankesës për vendimin e marrë. Gruaja afgane vitin e kaluar kishte ikur nga lufta kur ajo ishte në moshën 105-vjeçare, së bashku me familjen e saj nëpërmjet rrugëve ilegale kishte mbërritur në Kroaci, shkruan AA.

Policia e Kroacisë, pas vlerësimit të dokumenteve kishte njoftuar se kanë zbuluar që gruaja është 105-vjeçare. Gruaja e moshuar pas Kroacisë kishte shkuar në Suedi ku kishte kërkuar të strehohej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish panik! Sulm në Rusi, plagosen 8 persona, vritet autori
Si ndryshoi jeta e princeshë Dianës pas letër-shkëmbimeve me Nënë Terezën »
Article Logic
Execution time: 0.010723829269409
array(1) { ["section"]=> string(61) "suedia-vendos-te-deboje-refugjaten-me-te-vjeter-ne-bote-89600" }